Karriera, dashuria dhe shëndeti/ Çfarë parashikon horoskopi kinez për 2020-ën

552

Karriera dhe pasuria

 

Në kundërshtim me vitin 2019, Karriera dhe Pasuria e Vitit të Miut do të jenë nën ndikimin e elementit të metalit, ndryshe nga viti i derrit që ishte i elementit të tokës. Të gjitha veprimet e iniciuara këtë vit do të drejtohen nga suksesi. Ju duhet të ndiqni qëllimet tuaja me besim dhe vendosmëri. Ju duhet të jeni të pamëshirshëm në mënyrë që të përmbushni objektivat tuaja dhe kurrë mos lejoni veten të dekurajohet nga të dështojë, mos lejoni që problemet ose vështirësitë të bëhën pengesë. Edhe pse ndonjëherë do të silleni si të paarsyeshëm, të pasaktë apo kokëfortë, duhet të mbështeteni në forcën tuaj dhe ta zgjidhni çdo problem vetë.

 

Dashuria

Pas vitit 2019 që ishte plot situata të paparashikueshme në çështjet e dashurisë, viti 2020 do të jetë më paqësor. Kështu, jeta juaj dashurore hyn në një rrugë harmonie dhe është komunikimi ai që do të ndihmojë që ta ruani harmoninë. Nga ana tjetër, pjesa e dytë e vitit 2020 do të sjellë një farë mosbesimi, për të cilin mund të ekzistojnë arsye të ndryshme, disa fiktive dhe disa që vijnë nga mungesa e ndershmërisë.

 

Shëndeti

Gjatë Vitit të Miut, përveç momenteve kur shfaqet lodhja, të gjitha shenjat e zodiakut do të gëzojnë shëndet të mirë. Për më tepër, pjesa e dytë e vitit 2020 vjen me shumë energji dhe mirëqenie të përgjithshme, kështu që akoma edhe gjendja mendore do të jetë e mirë. Në vitin 2020, praktikimi i sporteve do të ishte ilaçi më i mirë për secilin nga ne për përmirësimin e shëndetit tonë, për jetëgjatësinë dhe mirëqenien e përgjithshme. Kjo mund të zvogëlojë shpenzimet mjekësore gjatë gjithë jetës, mund t’ju ndihmojë për të pasur një gjumë më të qetë dhe mund të rrisë produktivitetin në detyrat e përditshme. Kjo është e vërtetë për këdo, pavarësisht nga shenja juaj zodiakut, për çdo moshë, fëmijë ose i rritur, i ri apo i moshuar, i brishtë ose i fortë, dhe nëse praktikohet siç duhet, nuk ka asnjë efekt negativ.

 

Fati

Gjithë vitit 2020, fati do të jetë në anën tuaj, por ju duhet ta kapni atë menjëherë pasi t’ju trokasë në derë. Kinezët thonë se asgjë nuk e frikëson fatin më shumë sesa kur dyshoni tek ai. Nga ana tjetër, ata që tregojnë entuziazëm dhe veprojnë shpejt do të jenë në gjendje të sigurojnë suksesin e tyre.