Të kapur për dore, Renato në momente të ëmbla me konkurrenten bukuroshe

Mbrëmjen e djeshme në “Hell’s kitchen”, përveç sherreve dhe debateve ka pasur edhe momente të ëmbla mes shefit dhe një prej konkurrenteve bukuroshe të spektaklit, Kristinës. Fillimisht ngacmimet e shefit ndaj Kristinës nisën me komplimenta.

 

“Sa e bukur qenke bërë sot”, i tha Renato Kristinës. Më pas Renato nisi ta provokonte Kristinën teksa ajo gatuante duke kërkuar mendimin e saj për një tjetër konkurrente, Marselën. Kristina u shpreh se shefi po përpiqej ta fuste në sherr me Marselën, por ajo nuk bie në grackë.

 

Në një moment Renato dhe Kristina shëtitën në kuzhinë të kapur për dore, moment i cili u ka pëlqyer shumë fansave të emisionit.

 

“Realisht shef Renato shkon shumë me Kristinën”, shkruan një komentuese. “Sa shumë shkojnë si çift Kristina me Renaton”, shkruan një tjetër ndjekëse.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...