Rrëfimi i aktores së Portokallisë Ajola Demiri: Kur u martova, tre ditë nuk dolëm nga dhoma, tani fle dyshe dhe treshe

580

Aktorja aq e dashur për publikun pjesë e ‘Portokalli’, Arjola Demiri flet për jetën private duke kujtuar edhe fillimet e martesës me ish-bashkëshortin.

 

Teksa ishte e ftuar sot në ‘E diell’, e pyetur si i ka përjetuar ditët e para në shtëpinë e ish-bashkëshortit ajo tha se i ka përjetuar shumë mirë.

 

“Shumë mirë, nuk dilnim nga dhoma 3-4 ditë. Jetonim në aromën e luleve. Ka qenë dashuri e madhe sepse ishte dashuria ime e parë e madhe në plot kuptimin e fjalës”, tregoi aktorja.

 

Arjola tha se pas divorcit, i është përkushtuar fëmijëve. Por me kë ka fjetur Arjola Demiri gjatë këtyre 7 viteve?

 

“Unë fle dyshe dhe treshe, si të më vijë” ka habitur fillimisht aktorja me deklaratën e saj duke argumentuar se jetën pas divorcit ajo ia ka dedikuar tërësisht fëmijëve dhe karrierës.

 

Janë pikërisht 3 fëmijët, “partnerët” me të cilët Demiri ndan shtratin dhe ky moment me ta, e bën të ndihet nëna më e lumtur në botë.