Pas 120 orë regjistrim nën thellësinë e detit, shkencëtarët mahniten nga ajo që gjejnë

Rreth 160 kilometra larg Luizianës dhe Alabamas, shkencëtarët kanë kapur një kallamar gjigant në thellësitë e deteve amerikane.

 

Surpriza erdhi pas 120 orë regjistrim nën thellësinë e detit dhe njerëzit pas kësaj filluan të qajnë. “Ne ishim të gjithë të ngazëllyer, edhe pse po përpiqeshim të ndalonim, sepse duhej të siguroheshim se ishte ajo që besonim”, tha Edie Widder, themelues i Organizatës për Kërkimin dhe Mbrojtjen e Oqeanit.

 

Ekipi ka shikuar pa pushim pamjet, për të thënë se me të vërtetë ishte një kallamar i ri gjigant.

 

Ekipi i ekspeditës i sponsorizuar nga NOAA ka mobilizuar sistemin e veçantë të kamerës Medusa, i cili, për shkak të LED-it, të veçantë të dritës që duket si një kandil fosforeshent, tërheq krijesat në thellësitë e oqeaneve – të cilat, sipas shkencëtarëve, janë mjaft të frikësuar nga tingujt dhe ndriçimi i automjeteve të zhytura me telekomandë, kështu që ato regjistrohen rrallë./topchannel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...