‘Ore prishët 4700 euro’/ Të ftuarit theyjnë mikrofonat, Rezart Veleshnjës i bie ‘pika’: Na gritë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit “Shiko kush LUAN”. Gjatë lojës ‘Ndaje ose Haje’, ish-banorja e Big Brother, Rike Roci ka prishur dy mikrofona duke shqetësuar kapitenin e një prej skuadrave, Rezat Veleshnjën.

Pasi boksieri Krist Prenga nuk përgjigjet, Rikja ia hedh në fytyrë tortën duke dëmtuar kështu edhe mikrofonin. Në radhën e saj, modelja hezitoi që të përgjigjej shpejt në lojë duke u ndëshkuar me tortë në fytyrë nga Bes Kallaku.

“Jo jo Rike. Jo jo në mikrofon. Jo se ka mikrofonin. Rike sapo prishe 1700 euro.
Sapo prishi Rikja 1700 euro në Top Channel. Jeni të ftuarit më me shpenzime nga të gjithë 4700 euro mikrofona,”-tha Rezart Veleshnja pas hedhjes së tortave.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img