I biri është i fiksuar pas Lamborghinit, babai i ndërton vetë një super-makinë

Ajo që nisi si një lojë e thjeshtë mes një babai dhe të birit, u shndërrua në një surprizë të jashtëzakonshme Krishtlindjesh nga prodhuesi italian i supermakinës Lamborghini.

 

Sterling Backus, 54 vjeç, dhe djali i tij 12-vjeçar Xander po luanin videolojën e simulimit të garave të shpejtësisë, “Forza Horizon 3” kur Xander e pyeti të atin nëse mund të ndërtonin makinën e tyre të preferuar: një Lamborghini Aventador.

 

Backus, i cili është fizikant në Thorlabs, i tha CNN se ai “ka qenë gjithmonë tip i Lamborghinit” , ndaj nuk ngurroi t`i përgjigjej djalit pozitivisht. Projektin e tyre ambicjoz e nisën shkurtin e vitit 2018. Por mbetën të dy mjaft të befasuar kur morën një telefonatë nga Katia Bassi, shefe marketingu e Automobili Lamborghini.

 

Backus tha:

Po më dridheshin këmbët sikur të më kishte mattë vetë Papa në telefon e të më thoshte se do të vinte për darkë”.

 

Familja Erie e kishte printuar makinën në 3D.

Por ndërsa makina e ëndrrave të tyre po vinte në jetë në këtë formë, një tjetër surprizë e madhe i priste: Lambourghini i bëri pjesë të reklamës së tij të festave, dhe i huazoi një prototip për dy javë. Xander Backus tha se nuk e kishte idenë që replika e tij e printuar në 3D do të zëvendësohej nga makina e vërtetë. Një dhuratë fantastike festash kjo për një 12 vjeçar!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...