“Dha shpirt në duart e mia”, Kastro Zizo rrëfen momentin prekës kur humbi nënën e tij: Kam lënguar shumë

181

Pak vite më parë, këngëtari Kastro Zizo humbi personin më të shtrenjtë të familjes, nënën e tij.

Pasditen e sotme, Kastro ka rrëfyer momentin e trishtë kur nëna e tij u nda nga je.ta.

I ftuar në emisionin “Pop Culture”, këngëtari u shpreh se e ëma dha shpirt në duart e tij dhe se kjo gjë e ka bërë të vuajë shumë.

Sipas tij, ky ishte një kujtim i zi, por që u pasua me mijëra kujtime të bukura.

Ai u shpreh:

Në fakt nuk është shumë e mirë për ta thënë sepse nuk jam rasti i parë në botë. Për fatin tim shumë të keq ime më dha shpirt në duart e mia dhe ishte një gjë që më bëri vërtetë të lëngoja. Se është shumë e poshtër kjo punë e njeriut që gjithmonë është i predispozuar që memoria të kujtojë gjërat më të këqija. Ky ishte kujtimi i zi dhe pastaj pasuan me mijëra kujtime të bukura.”

Nëna e këngëtarit u nda nga je.ta tre vite më parë, më 29 mars 2016.