Ra nga dritarja e makinës, ndërsa babai vijoi udhëtimin, drejtori i Spitalit të Shkodrës tregon gjendjen e 5-vjeçarit (VIDEO)

390

Drejtori i Spitalit të Shkodrës Ardian Dajti ka treguar gjendjen e 5-vjeçarit i cili ra nga makina një ditë më parë teksa babai i tij vazhdoj ecjen pa e kuptuar çfarë kishte ndodhur.

Dajti tha se 5-vjeçari tashmë është në gjendje më të mirë shëndetësore, ndonëse nuk e kaluar ende plotësisht rrezikun për jetën.

“Sot e kam parë personalisht dhe është më i qetë. Nuk mund të them se është jashtë rrezikut se është shpejt, por duket më i qetë, reagon dhe përgjigjet. Si mjek jam i kënaqur me gjendjen e tij”, tha Dajti.

5-vjeçari S.Kurtaj kishte hapur xhamin e dritares së pasme, duke rënë në rrugë pranë vendit të quajtur Ura e Bardhajve. Ndërkohë babai i 5-vjeçarit, Hilmi Kurtaj nuk e ka vënë re djalin e tij që kishte rënë nga
makina dhe ka vijuar udhëtimin me 3 fëmijët e tjerë që ishin në makinë.

Qe një shofer i rastit me një automjet tip ‘Benz’ i cili gjeti 5-vjeçarin në gjendje kritike për jetën në mes të rrugës,duke e marrë dhe transportuar në urgjencën e spitalit të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lexo edhe:   Befason Rama: Shqiptarët po i edukoj, por nuk më kuptojnë! Jam lider i vetmuar