Një muaj e një ditë nga tërmeti tragjik, sa para janë dhuruar në portalin e-Albania

Tragjedia e 26 nëntorit do të mbahet mend përjetë në memorien e çdo shqiptari.

Kjo për arsye se ajo lëkundje tragjike mori 51 jetë njerëzish, la dhjetëra të plagosur dhe shtëpi të shkatërruara… megjithatë një fjalë e urtë popullore thotë që çdo gjë e keqe e ka një të mirë.

Ndonëse është pak e vështirë për të gjetur një anë të mirë të atij tërmeti, ajo që doli në pah më shumë se kurdoherë tjetër ishte solidariteti i shqiptarëve, kudondodhur. Kur kanë kaluar një muaj, mësohet se në portalin zyrtar e-albania janë grumbulluar 65,131,711 lekë , një shifër kjo shumë e madhe e dhuruar nga një numër i vogël, prej 6,156 donatorëve.

Biznese, emigrantë, njerëz të thjeshtë, por me zemër të madhe kontribuon për t’ua lehtësuar sadopak të prekurve nga tërmeti që goditi vendin një muaj më parë. Në listën e gjatë të dhuruesve janë edhe një pjesë e Dhomave të Noterëve së rajonit.

Respektivisht Dhomat e Noterëve të Kosovës dhe Shqipërisë kanë dhuruar nga 10 mijë euro secila, Dhoma e Noterëve të Malit të Zi 3 mijë euro dhe ajo kroate 4 mijë euro. Në këtë shifër nuk llogariten donacionet e dhuruara në forma të tjera përtej portalit online të qeverisë.
Këto donacione shkojnë drejt llogarisë së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, me qëllim që kontributi i secilit donator të përdoret me efektivitet nga Emergjencat Civile, në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti.

Ndërkohë që për mbledhjen e fondeve do të mbahet në Tiranë në fund të janarit edhe Konferenca e Jashtëzakonshme me vendeve të Bashkimit Europian, me qëllim arritjen e një shumë sa më të madhe për rindërtimin e Shqipërisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...