Babai i bën vajzës dhuratën më të keqe për Krishtlindje, reagimi i saj është i paparë

Në këtë periudhë festash, një nga problemet më të mëdha është zgjedhja e një dhurate të denjë për cilindo. Mirëpo, jo gjithmonë ia arrijmë t’i kënaqim të gjithë.

Ky që do të tregojmë më poshtë është rasti i një babai me vajzën e tij të vogël të quajtur Aria. Babai i ka paketuar një “dhuratë” të bijës dhe ia ka dhënë në dorë.

Mirëpo, teksa e shpaketon plotë lumturi, vajza shikon në fund se dhurata e veçantë që i ka bërë i ati, nuk është gjë tjetër veçse një banane. Në vend që të mërzitet dhe t’ia hedhë në surrat dhuratën të atit, Aria e vogël gëzohet dhe ia jep të ëmës që t’i heqë lëkurën.

Ajo duket mjaft e lumtur për faktin që ka marrë një dhuratë, pavarësisht se çfarë përmban në vetëvete dhurata. Videoja e Arias me reagimin e saj të ëmbël është bërë virale. Ajo është parë plotë 23.9 milion herë në Twitter dhe 1.5 milion persona e kanë pëlqyer.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...