Zbulohet arsyeja përse u fshinë të gjitha këngët e Festivalit të Kengës në RTSH nga Youtube

Ditën e djeshme u vu re mungesa në YouTube e të gjitha këngëve konkurruese në Festivalin e Kengës në RTSH. As kënga e fitueses Arilena Ara, apo kënga e Elvanës që numëronte miliona klikime nuk gjenden në kanalin zyrtar të RTSH-së në YouTube.

Për këtë ka reaguar vetë RTSH, e cila ka treguar se fshirja e këngëve vjen si pasojë e një problemi teknik. Të kontaktuar nga Anabel.al, RTSH bëri me dije se kjo situatë do të jetë e përkohshme dhe e gjithë lista e këngëve do të shfaqet sërish në playlist, pasi problemi të zgjidhet.

Ndonëse këngët pjesëmarrëse nuk janë, në kanalin e RTSH-së në YouTube, gjenden performancat e konkurrentëve nga nata e parë, dytë dhe finale e Festivalit të Këngës.

Anabel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...