Një burrë vodhi mijëra dollarë në bankë dhe ua shpërndau njerëzve për Krishtlindje

326

Një skenë e ngjashme si ajo në La Casa De Papel ndodhi në një rrugë të Colorado-s, shtet në SHBA, por në këtë rast paratë nuk u shpërndanë me urdhër të Profesorit, por nga një burrë i zakonshëm.

Policia në Colorado njoftoi së fundmi se “një burrë me mjekër të bardhë” grabiti Academy Bank të hënën. David Wayne Oliver, 65 vjeç, dyshohet se hyri në bankë dhe pretendoi se kishte armë në xhep.

Polivia tha se ai kërcënoi se do të përdorte armën dhe u largua nga banka me një shumë të madhe parash.

Dëshmitarët u shprehën se pasi i largua nga banka, 65-vjeçari nisi të hidhte paratë në ajër. “Gëzuar Krishtlindjen” mësohet të ketë thënë ai.

Lexo edhe:   Shoferi i autobusit “çmendet” fare, shikoni se çfarë bën në mes të rrugës (Video)