‘Ju luta Babagjyshit të më shërojë mamin dhe babin’, vogëlushi 8-vjeçar përlot me letrën e tij

Familja Skermo nga fshati Poloskë i Devollit vijon të përballet me vështirësi dhe varfëri eks.treme.

Pak kohë më parë, në redaksinë e JOQ Albania u bë e ditur historia e tyre, ku dy bashkëshortët Bledari dhe Enkeleida po përballen me sëmundje shëndetësore.

Ndërkohë, çifti kanë një djalë të vogël 8-vjeçar i quajtur Julian, i cili është tra.umatizuar nga historia e prindërve të tyre, ku të tre së bashku jetojnë vetëm me një ndihmë ekonomike prej 30 mijë lekësh.

Pas apelit rrëqethës të prindërve në redaksinë e JOQ Albania, tanimë është radha e vogëlushit të dërgojë një letër.

Juliani, një djalosh plot ëndrra e dëshira si çdo moshatar i tij, sot nuk mundet të ketë lodra të luajë apo libra të lexojë, pasi jeton në mes të skamjes dhe kushteve të vështira në familjen e tij.

Në letrën e tij dërguar redaksisë sonë, 8-vjeçari përlot me dëshirën e tij më të madhe ndaj Babagjyshit për festat e fundvitit.

Ai kërkon vetëm që prindërit e tij të shërohen nga sëmundjet që kanë, si dhe i bën një apel të gjithë moshatarëve të tij.

‘Me kte leter dua tju them femijeve qe I kan mbytur te mirat nuk jua dine vleren prinderve kurse une per vit te ri ju luta babagjyshit vetem te me sheroje mamin dhe babin sdua asgje tj’, shkruan vogëlushi.

Letra e Julianit:

Te dashur femije un qe po ju shkruaj jam Juljani 8 vj ndoshta ju nuk do ta besoni qe po ju shkruaj une po ju betohem se shkronjat e abetares I kam mesuar nga telefoni ndoshta ju e keni pare diku historine time pasi mami dhe babi kan bere apel per ndihm se Jan te dy te semur dhe vuajne dhe per mua se nuk I kane mundesite te me

ofrojne asgje,e di do dukej genjeshter po te thosha se nuk dua lodra nuk dua tavolinen plot po nje gje te vertet do ju them un falenderoj zotin qe kam mamin pasi ajo dhe pse eshte shume e semure u ngrit sot te mundohej te bente dy pete me ate pak miell qe kishte te bente shum gjera po gjdo gje qe mund te behet me miell qe te me mbushte tavolinen mua dhe nje gjel qe na e dhane mami krahet e kembet I beri nje dite e gjoksin e ruajti per krishtlindjet e degjova qe I tha nenes e qanin te dyja,

me kte leter dua tju them femijeve qe I kan mbytur te mirat nuk jua dine vleren prinderve kurse une per vit te ri ju luta babagjyshit vetem te me sheroje mamin dhe babin sdua asgje tj edhe pse e di qe ai nuk egziston se nuk ka ardhur kurre te une te me sjelle dhurate ju dua shume Juljan Skermo dhe shpresoj te ma plotsoni deshiren dhe te ma postoni kte leter.

Më poshtë, gjeni videon ku familja Skermo bën apel për ndihmë.

TE TJERA