DRISHT, TË PRESËSH FESTAT ME TRYEZËN BOSH

Jemi në muajin e festave kur të gjithë festojnë e presin ndërrimin e viteve, por jo cdokush i gëzohet festave. Pa atmosferën e festave, pa pemën simbolike por mbi të gjitha pa bukë në sofër. Kështu e gjen

ky vit familjen Curri në fshatin Drisht, të njësisë Postribë.Familja prej 4 anëtarësh jeton vetëm me kempin, që merr kryefamiljari prej 100 mijë lekësh të vjetra në muaj.

Shtëpia e tyre modeste përbëhet nga 2 dhoma të cilat janë të amortizuara , ndërsa pjesatarët e kësaj familje jetojnë mes mykut dhe lagështirës dhe kur bIe shi, uji hyn brenda. Dy fëmijët e familjes Curri,

Eduarti 12 vjec dhe Esmeralda 8 vjece kanë shumë ëndrra, të kenë një shtëpi të rregulluar, të ushqehen mirë dhe të kenë tryezën të mbushur si pjesa më e madhe e familjeve. Nëna e 2 fëmijëve është e dorëzuar ndaj apelon për ndihmë.

Ndërsa kryefamiljari Lulzim Curri është invalid dhe trajtohet 100 mijë lek të vjetra në muaj, me të cilat duhet të përballojë jetesën familja me 4 anëtarë. Ushqimet ai thotë se i merr borxh me listë nëpër dyqane.

Varfëria ka pllakosur shumë familje shkodrane, por familja prej 4 anëtarë e Lulzim Currit në fshatin Drisht jeton në mjerim të plotë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...