‘Dashuria e jetës sime’, bashkëshorti dhe vajza emocionojnë Rudinën me dhuratën

349

Emisioni i sotëm ka qenë plot emocione për moderatoren Rudina Magjistari.

Fillimisht ajo u surprizua nga stafi i saj me një video ku shfaqeshin fansa nga mbarë bota duke e përshëndetur. Më pas në studio erdhi një buqetë me lule rozë nga bashkëshorti dhe një luledielli me kartolinë nga vajza e saj Mia ku shkruhej “Mami të dua”.

“Kjo është një kartolinë nga Mia ime. Oh shpirti mamit! E ka shkruar me shkrimin e vetë, ka filluar të mësojë të shkruajë”, u shpreh Rudina e emocionuar.

Moderatorja bëri një deklaratë dashurie për bashkëshortin dhe e falenderoi për buqetën. “Kjo është nga njeriu im i zemrës, bashkëshorti im, e falenderoj shumë dashurinë e jetës time. Të dua shumë zemër”, tha Rudina./Xing.al