Shqiptarja e parë që themeloi një kompani sigurimesh në Zvicër

Teuta Kerhani- Rifati është shqiptarja e parë që ka themeluar një kompani të pavarur të sigurimeve në Zvicër, por mesa dimë, mbase edhe femra e vetme shqiptare në gjithë vendin, që ka krijuar një firmë të tillë, për çka dhe është e specializuar përmes studimeve dhe shkollimit adekuat. Kështu, ajo ka sfiduar veten në një arenë ku jemi mësuar t’i shohim vetëm burrat dhe madje me sfida jo pak të vështira.

Rifati në një intervistë për albinfo.ch tregon se ligji nuk i favorizon të huajt të cilët nuk janë në BE. Ata i përfshin sikur vendasit dhe shqiptarët në krahasim me komunitetet tjera kur regjistrojnë veturat e tyre. Ajo po ashtu tregon se si ndihet kur dikush nga klientët duhet të sigurojë më shtrenjt veturat e shqiptarëve, e më lirë ato të vendasve. Albinfo.ch i ka shtruar asaj disa pyetje konkrete nga fusha e sigurimeve.

Si sigurohet një veturë në Zvicër, çka jemi të obliguar të sigurojmë e çka jo?

Teuta Rifati: Varet nga pala se si dëshiron ta sigurojë veturën. I obliguar është vetëm sigurimi përgjegjës (Haftpflichtversicherung), kurse sigurim pjesërisht plotësues (Teilkaskoversicherung) ose sigurimi plotësisht gjithëpërfshirës (Vollkasko) vetëm nëse dëshiron pala dhe nëse makina nuk është Leasing.

Si të gjejmë një ofertë të lirë për të siguruar veturën, sa kompani të sigurimeve ofrojnë këtë shërbim?

Teuta Rifati: Unë sugjeroj që përmes brokerëve sepse ne punojmë me të gjitha kompanitë dhe mundemi t`i ndihmojmë klientët të bëjnë zgjedhjen e duhur nga ato që ju ofrojmë, ndaj edhe ju ofrojmë oferta të ndryshme që i favorizojnë ata e që zakonisht përpiqemi që të jenë më të lira, duke ju ofruar kushte me mundësi më të lira pagese. Ndërsa me rastin e sigurimit të automjeteve, palëve që ata zgjedhin dhe i favorizojnë. Ndaj edhe ju sugjerojmë alternativa të ndryshme, natyrisht me çmime më të lira.

Cilat janë ofertat aktuale në treg, cili është sigurimi më i lirë e cili më i shtrenjtë ?

Teuta Rifati: Për momentin është vetëm kompania “Generali” që nuk ka çmime të dyfishta për qytetarët me leje qëndrimi ne Zvicër që nuk janë në BE, siç bëjnë kompanitë tjera, kurse oferta më e shtrenjtë është ajo në Smile Direct.

Pse duhet të sigurojmë veturën “vollkasko” apo nuk është e domosdoshme, përveç nëse është marrë leasing?

Teuta Rifati: Nëse vetura është e re atëherë unë preferoj që ta sigurojmë Vollkasko, sepse i përfshin të gjitha në rast të aksidentit apo dëmet në parking sikurse dëmet e shkaktuara palës së tretë ashtu edhe dëmet në makinën tënde.

Si ta ndërrojmë sigurimin e veturës nëse nuk jemi të kënaqur me kompaninë e sigurimeve, a mund ta bëjmë këtë në çfarëdo kohe?

Teuta Rifati: Jo, nuk mundeni në çfarëdo kohe ta ndërroni sigurimin e veturës edhe nëse jemi të pakënaqur. Kjo ndodh sepse në përgjithësi keni kontratë 5 vjeçare, por mund ta ndërroni vetëm nëse ndërroni veturën, në rast të dëmtimit te veturës ose kur të kalojë afati 5 vjeçar i kontratës.

Ne jemi të interesuar edhe për mendimin tuaj rreth trajtimit të shqiptarëve (dhe personave të tjerë me sfond migracioni) të siguruar nga kompani të ndryshme të sigurimeve në Zvicër. A trajtohen njësoj në rastin e sigurimit të veturave, apo duhet të paguajnë më shumë për shërbimet e veçanta se sa zviceranët?

Teuta Rifati: Trajtimi është i njëjtë përveç se tarifa e sigurimit vjetor është më e shtrenjtë, sepse shteti ynë fatkeqësisht nuk është në BE.

Si e arsyetoni ju këtë te klientët tuaj shqiptarë apo të tjerë ?

Teuta Rifati: Arsyetimet janë të qarta. Ne punojmë sipas vendimeve të kompanive të ndryshme të sigurimeve. Në rastet kur klienti nuk ka pasur dëme dhe as marrje të lejes në trafik, atëherë edhe premia nuk ngrihet. Unë u sugjeroj klientëve të mi që të jenë më të kujdesshëm në vozitje, që të mos ngasin makinën më shpejt se që është e lejuar me shenjat e trafikut. Po ashtu ju sugjeroj klientëve që të mos i mashtrojnë sigurimet, qoftë me qëllim apo pa qëllim, sepse pastaj jemi të gjithë të përfshirë në mashtrime.

A e konsideroni këtë si diskriminim apo është thjesht një shprehje e realitetit në terren?

Teuta Rifati: Për mua është jo qenësore të bëhet një dallim i tillë, për arsye se jam ithtare e mendimit se karakteri i nënshtetësisë nuk e ndryshon individin. Por fatkeqësisht ky është një disfavorizim, diferencim në çmim ose thjesht premi sigurimi në përputhje me rrezikun. Por fakti është se sigurimet zvicerane bëjnë dallime të mëdha, të cilat varen, veç tjerash nga pasaporta, gjinia, vendbanimi ose nga mosha.

A keni pasur ndonjë ankesë nga individë të prekur?

Teuta Rifati: Po, sigurisht që kam hasur në ankesa me pyetjen se pse duhet të paguaj unë më shumë se vëllai im? Si mund të jetë kështu vetëm nga arsyeja se nuk kam pasaportë zvicerane?! Nuk e ngas unë makinën më keq se vëllai im. Pastaj edhe kur ta marr pasaportën unë do të jem i njëjti…”.

A ekziston diskriminim i tillë edhe me sigurime tjera, sigurime shëndetësore, jetësore e tjera ?

Teuta Rifati: Jo, për fat vetëm te makinat ekziston ky lloj dallimi (disfavorizimi). albinfo.ch

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...