“Nuk është aspak e lehtë”/ Luana Vjollca tregon vështirësitë e të qënit në krye të një emisioni

234

Moderatorja Luana Vjollca është një nga personazhet publikë më të ndjekur si në rrjetet sociale ashtu edhe në ekran.

 

Luana është autore dhe moderatore e emisionit Shiko kush Luan i cili është ndër më të ndjekurit. Por për bukuroshen bjonde nuk është aspak e lehtë të jetë në krye të këtij programi.

 

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instastoryn e saj, ajo shfaqet duke u bërë gati për të dalë në skenë si dhe duke rregulluar gjërat e nevojshme që gjithçka të jetë perfekte.

 

“Autore dhe moderatore e një emisioni, nuk është aspak e lehtë! Në të njëjtën kohë më duhet të drejtoj produksionin dhe të bëhem e bukur se do dal para jush…Por I love it( E dashuroj)”, shkruan Luana.