Nëna ndan videon e frikshme të hakerit duke folur me vajzën 8 vjeçare përmes kamerës në dhomën e saj

340

Një nënë nga Amerika ka ndarë një video, ku një haker ka arritur që përmes kamerës së sigurimit të flasë me vajzën e saj 8 vjeçare.
Ashley Lemay ka blerë kamerën e sigurimit në shitjen e “Black Friday:, dhe ka menduar se është një ide e mirë të mbajë një kamerë në

- PUBLICITET -

dhomën e vajzave pasi që ajo punën si një infermiere edhe gjatë natës në spital.Si do që të jetë, vetëm 4 ditë pasi që kamera është instaluar në dhomën e 3 vajzave të saj, vajza e saj ka filluar të dëgjojë disa zhurma të çuditshme,

raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.Pamjet nga dhoma e vajzave tregojnë se si fillimisht ka filluar një këngë përmes kamerës së sigurimit, një muzikë e cila është në filmin horror ‘Insidious’.Ndërsa, kur vajza pyet se kush është një zë i mashkullit dëgjohet nga kamera duke i thënë “Unë jam shoku i yt i

ngushtë, unë jam Babagjysi i vitit të ri. A nuk dëshiron të jesh shoqja ime?Vajza menjëherë ka bërtitur duke thirrur nënën e saj.Nëna e tmerruar ka kontaktuar menjëherë vendin ku e ka blerë kamerën, këta të fundit kanë filluar të hulumtojnë se ku është problemi, dhe i kanë kërkuar falje familjes

- PUBLICITET -