Ingrit Gjoni tregon sherrin më të madh me Çiljetën në New York: Nuk e di si dolëm para 1000 vetave

Për një laps sysh? Po, mund t’ju duket qesharake, por alamet sherri për një laps sysh ai i dy mikeshave të ngushta Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga. Në New York…

 

Dy këngëtaret e njohura, mikesha prej 20-vjetësh me njëra-tjetrën, natyrisht kanë pasur edhe momentet e tyre të sherreve, si të gjitha shoqet në fund të fundit. Por ajo që ka ndodhur në New York, në një tur të Çiljetës dhe Ingritit paska qenë fare e pazakontë.

 

E ftuar sot në “E Diell”, ku foli për karrierën e saj të gjatë muzikore, Ingriti tregoi për publikun edhe disa “peripeci”, të cilat e bëjnë edhe më interesante jetën e tyre artistike, sidomos në ture të ndryshme muzikore.

 

Në një koncert të shumë viteve më parë, në New York, kur ishte së bashku me mikeshën e saj Çiljetën, Ingriti tregoi se mes tyre lindi një sherr i madh dhe vetëm për një laps sysh. Aq keq ishin zënë, saqë, në skenë, para 1000 vetave, ato u ngjitën prej dore, por pa folur fare me njëra-tjetrën.

 

E ngacmuar nga Ervin Kurti për raportin e saj me Çiljetën, Ingriti tha se mes tyre nuk ka pasur kurrë, në 20 vjet, ndonjë sherr konkret, veçse ajo herë në New York do të kujtohet gjithmonë me të qeshur. Sherr për një laps sysh…

 

“Në shumicën e kohës, ne jemi 20 vjet mikesha, nuk kemi pasur zënie konkrete, por sherri ynë më i madh ka qenë në New York. Nuk e di si dolëm në mes 1000 vetave, nuk flisnim, sepse ishim zënë për një laps sysh. Por ishim zënë vërtet, jemi zënë shumë keq. Një mikesha jonë na solli një laps dhe u largua…

 

Ne filluam të ndanim pronat. Unë i thashë “ajo ma dha mua”, Çiljeta thoshte “ma dha mua”. Më pas, dolëm në skenë të dyja prej dore, se ashtu e kishim në program, pa folur… Të nesërmen, harruam gjithçka dhe e kaluam me të qeshur…” – tha Ingriti duke qeshur dhe shtoi se aty lindi edhe ideja e një kënge tjetër që do të vinte më vonë mes tyre, “Mike dhe rivale”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...