HYRJELAJMEBOTAGjyshja e vetmuar që kalon gati një vit duke përgatitur 500 kuti...

Gjyshja e vetmuar që kalon gati një vit duke përgatitur 500 kuti me dhurata për ata që kanë nevojë

Një grua e moshuar ka demonstruar bujarinë e saj të jashtëzakonshme duke kaluar një vit të tërë duke mbushur 500 kuti këpucësh me dhurata të Krishtlindjeve për personat në nevojë.

 

Fran Claark, 80 vjeçare nga Hengrove, Bristol, fillimisht filloi të mbushte kuti me dhurata katër vjet më parë, pasi vuri re një reklamë ku bëhej thirrje për dhurime.

 

Zonja e moshuar ishte ndjerë e vetmuar në atë kohë, pasi ishte zhvendosur në shtëpinë e kujdesit larg familjes së saj.

 

“Djali im jetonte përballë meje, kështu që ai dhe nipërit vinin për të më vizituar. Në fillim u ndjeva tejet e vetmuar por më pas pash një reklamë në lidhje me një apel për kutitë e këpucëve dhe mendova se ishte një ide e shkëlqyer. Më dhanë një dhomë lart për të punuar në këto kuti dhe me të vërtetë më ka ndihmuar”, tha ajo.

 

Fran i kushto një orë çdo ditë formësimit të kutive me dhurata brenda. Dhuratat ndahen varësisht prej moshave, për fëmijët dhe të rriturit.

 

Fran përdor paratë e saj për të paguar kutitë, por gjithashtu merr edhe kontribut bamirësie për të vazhduar nismën e festave.

 

TE TJERA

spot_img