Çfarë janë dhëmballët e pjekurisë (tetat) dhe si të qetësoni dhimbjen e tyre pa medikamente

Dhëmballët e pjekurisë, të njohur gjithashtu si molaret e tretë ose tetat, janë dhëmbë të vendosur në pjesën e pasme të harkut dentar të cilët dalin në gojë është pas adoleshencës, dhe më saktësisht, pas të 20-ave.

 

Ata mund të shkaktojnë kaq shumë probleme, ndryshe nga dhëmbët e tjerë dhe arsyeja qëndron në pozicionin e tyre. Këto dhëmballë janë “të fundit” dhe shpesh nuk kanë hapësirë fizike për rritjen e tyre. Si rrjedhojë keni probleme me mishrat e dhëmbëve, enjtje, vështirësi në përtypje etj. Në artikullin e sotëm do t’ju njohë me 3 trajtime natyrale që zëvendësojnë ilaçet e shtrenjta dhe antibiotikët

 

1.Qepa: Qepa është një ndër perimet që nuk mungon pothuaj kurrë në regjimin ushqimor të shumë njerëzve, mirëpo sipas ‘’Medical News Today’’, përdorimi i saj nuk duhet të kufizohet vetëm në kuzhinë, por edhe më gjerë si për shembull në trajtimin e dhimbjeve të ndryshme. Ajo ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore të cilët neutralizojnë dhimbjen dhe nuk lejojnë inflamimin e saj. Në qoftë se keni dhimbje të vazhdueshme të dhëmballëve të pjekurisë, provoni tëpërtypni qepë të gjallë për disa minuta.

2.Ujë më kripë: Me siguri e keni provuar me dhjetëra herë në fëmijërinë tuaj pasi uji me kripë është ‘’ilaçi’’ i preferuar i gjysheve dhe mamave shqiptare sa herë keni probleme me dhëmbët. Po ku qëndron sekreti i tij? Sipas stomatologëve, dalja e vonë e dhëmballave të pjekurisë shoqërohet me inflamim të mishrave të dhëmbëve, që nga ana tjetër rrezikojnë të infektohen nga mbetjet ushqimore dhe bakteriet. Shpëlarja e gojës me ujë dhe kripë pas çdo vakti e parandalon këtë gjë dhe redukton dhimbjen.

3.Bustinat e çajit: Nëse jeni përdorues të rregullt të çajit në shtëpi, atëherë, nga sot, do të përfitoni disa herë nga bustinat e vogla që i keni hedhur pas përdorimit në ujë të nxehtë. Është në dorën tuaj të përzgjidhni llojin e bustinës që donit të përdorni, ndonëse të gjithë varietet e çajit të presuar janë të pasura me taninë, një substancë e rëndëshme me veti antiinflamatore. Tanina jo vetëm që redukton inflamimin e mishrave të dhëmbëve, por parandalon njëkohësisht veprimin e baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë që shkaktojnë karies. Vendosni bustinën e njomë në atë pjesë të gojës ku keni më shumë dhimbje dhe lëreni të veprojë për 10 minuta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...