Alvin Berisha kalon me sukses operacionin, shfaqet me paterica por i buzëqeshur

Pas kthimit nga Siria, ku kish’ qëndruar në kampin Al Hol, vogëlushi shqiptar, Alvin Berisha, ka kaluar me sukses edhe një operacion që kishte si qëllim përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Lajmi i mirë konfirmohet nga infermierja, e cila e kuroi personalisht Alvinin në kohën kur ai ishte ende brenda kampit në Siri. Me një postim në rrjetin social “Facebook”, infermierja, Janis Jackson Hayes , ka publikuar fotot e vogëlushit shqiptar, ndërsa thotë se Alvini tashmë është i lumtur bashkë me babain e tij, Afrim Berishën.

“Në rrugën tonë për të parë fëmijët tanë të tjerë për Krishtlindje, dhe marrim një telefonatë nga Madeline Hayes, Alvin dhe Afrim Berisha. Më poshtë është një fotografi që Madeline e mori atë në kampin e refugjatëve në Siri, në maj. Të tjerët janë sot në Itali. Ai është i sigurt dhe i lumtur me babanë e tij”, shkruan Janis Jackson Hayes./tch

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...