Si rrallëherë, Labinot Gashi publikon portretin e plotë të së bijës

Labinot Gashi u bë baba një vit më parë. Bashkëshortja e tij, Qëndresa, solli në jetë një vajzë, të cilën e quajtën Rroa.

 

Gjatë këtij viti, Labi është treguar diskret për sa i përket publikimit të portretit të së bijës. Fotot në profilin e tij nuk mungojnë, por janë gjithmonë me kurriz, përveç urimit për Bajram, që ai zgjodhi ta bënte me një foto familjare ku pamë për herë të parë fytyrën e Rroas së vogël.

 

Megjithatë kanë kaluar shumë muaj që nga kjo foto dhe Rroa është rritur shumë. Sot, ai ka zgjedhur këtë ditë të veçantë, që është ditëlindja e së bijës për të publikuar foton më të ëmbël familjare, ku mund ta shohim qartë fytyrën e së voglës.

 

“21.12.2018 ora 11:50, bekimi im! Jeta ime sot 1 vit ma jep epitetin e të qenit baba. Jam babi më i lumtur në botë që kam një vajzë si ti! Rroa ime urime ditëlindjen e parë! Festofsh gjithmonë me shëndet e me gjitha të mirat e Zotit. Qëndresa, faleminderit për çdo gjë në këtë jetë e më fal ti edhe Rroa që nuk kam qenë çdo minutë e orë afër jush.

 

Kjo është engjëllushja e babit të vet! Rroa ju përshëndet të gjithëve me ditëlindjen e parë”, -ka shkruar ai përkrah fotos.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...