Nusja shtatëzënë pret një fëmijë mes të ftohtit, shiut dhe mjerimit pas tërmetit

194

Familja Vata jeton në mjerim të thellë që prej tërmetit të datës 26 nëntor. Lirie Vata i ka rritur e vetme dy djemtë e saj dhe dramat e kanë ndjekur përgjatë gjithë viteve dhe tani që ata janë bërë burra.

 

Ajo tregon se banesa e tyre është dëmtuar plotësisht dhe jetesa në çadër është bërë e vështirë sidomos për nusen e një prej djemve që është shtatëzënë që po vuan dhe nga disa sëmundje, raporton abcnews.

 

Nusja pret një fëmijë e ka fëmijën e tretë pasi dy të parët i kanë ikur. Ajo gjashtë muaj sëmurë që nuk ecën normalisht. Cfarë ti thëm? Futu në këtë çadër? Vetëm Zoti vënte dorë për ne, shprehet Liria.

 

Edhe vetë ajo ka probleme të rënda shëndetsore. Kam bërë një operacion vetë. Jam me zemër dhe me astmë, vijon ajo. Në një situatë kaq të rënduar shëndetësore kjo nënë kërkon që të paktën kur të vijë në jetë fëmija e djalit të kenë një strehë më të sigurt.

 

Duam të kemi një strehim njëherë për një herë. Nuk po kërkojmë të na bëjnë shtëpinë menjëhërë por të fusim kokën diku, shprehet Liria. Pas tërmetit familja e Vata u nda djali tjetër i Liries me familjen është larguar nga Shqipëria.