Moti i keq në Europë, çfarë po ndodh në Itali, Spanjë e Portugali

Vala e motit të keq që ka kapluar Europën, që nga dita e djeshme ka goditur edhe Italinë. Në 14 rajone autoritetet kanë ’ndezur’ alarmin portokalli.

 

Këtë mëngjes Venecia është zgjuar e trembur nga rikthimi i ditëve të përmbytjeve apokaliptike, teksa lartësia e ujit nisi të kap shifrën e 120 centimatrave dhe deri në mesditë arriti në kuotën e 135 cm.

 

Moti i keq, me shira, erëra të forta dhe brigje të rrëmbyera nga stuhia ka prekur Basilicatën, Campanian, Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lazio, Liguria, Lombardia, Molise, Sardenja, Toscana dhe Umbria.

 

Nga moti I keq, në Kordenons, province e Pordenones, prej rrëshqitjeve të dheut gjeti vdekjen një person.

 

Stuhia Elsa, me erëra të forta dhe reshje shiu të dendura, ka goditur edhe disa pjesë të tjera të Europës duke i marrë jetën katër personave në Spanjë dhe Portugali. Elsa gjithashtu ka krijuar probleme të shumta në Britaninë e Madhe dhe Francë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...