Kalaja e Drishtit, mes lavdisë së dikurshme dhe mjerimit të sotëm

E ndërtuar në shekullin e 13-të si një qendër bizantine, Kalaja e Drishtit është ndër të vetmet që ende ka jetë. Por edhe pse mban statusin monument kulture, gjendja ku ndodhet nuk ka nevojë për shumë komente.

 

Ato pak investime të bëra për ndërtimin e rrugës dhe muzeut, nuk e ndryshuan realitetin dhe aq më pak jetesën e vështirë të banorëve. Në Drisht mungon një ciceron, mbetjet urbane kanë pushtuar çdo sipërfaqe si një dekor i shëmtuar dhe një muze godinë tërësisht i boshatisur afro 3 vjet pas ndërtimit.

Aktualisht në këtë territor të kalasë jetojnë 14 familje dhe qëndrojnë në këmbë 30 shtëpi banimi. Mungesa e ujit në ambjentet e kalasë dhe varfëria e banorëve të Drishtit ndikon në stepjen e tyre për të bërë investime. Zona e Drishtit njihet për rëndësinë e saj ekonomike dhe kulturore që në kohët e hershme. Duke u mbështetur në gërmimet arkeologjike mendohet se Drishti ka themel ilir ose romak.

 

Edhe pse pjesë e një kompleksi turistik kulturor me shumë vlera, të përbërë nga Ura e Mesit dhe Kalaja e Drishtit, kjo e fundit mbijeton mes lavdisë së dikurshme dhe mjerimit të sotëm.

 

MUZEU NE KALANË E DRISHTIT

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...