I moshuari iu paguan faturën e energjisë elektrike 36 familjeve që rrezikonin ta kalonin Vitin e Ri pa drita, arsyeja është tepër e dhimbshme

475

Një gjest i veçantë është shënuar nga një i moshuar në Florida në prag të atmosferës së festave të fundvitit. Teksa pagoi faturën e energjisë dhe gazit, 73-vjeçari pa të shkruar mbi të se afati i fundit për t’i bërë këto pagesa ishte 26 dhjetori, në të kundërt do t’iu ndërpritej energjia.

- PUBLICITET -

Pikërisht ky ultimatum e kthehu pas në kohë 73-vjeçarin, i cili sot është pronar i një kompanie që instalon pishina në Florida. Shumë vite më parë ai nuk kishte pasur mundësinë të paguante faturën e dritave dhe gazit, dhe për këtë iu desh të kalonte një dimër mes të ftohtit. Për këtë arsye ai vendosi që të bëjë të lumtur fqinjët e tij duke iu paguar të gjithëve aty që nuk kishin mundësi faturën e energjisë elektrike.

“Kjo më ndodhi mua në vitet 80,” i tha ai BBC News, duke treguar se atë kohë kishte pasur probleme financiare dhe madje nuk kishte bërë dot asnjë dhuratë për Krishtlindje.

“E mbyllën gazin gjatë gjithë dimrit”, tha ai, duke shtuar se qëlloi që të ishte një nga dimrat më të ftohtë të regjistruar ndonjëherë në Pensacola.

Joanne Oliver, mbikëqyrësja e faturave të energjisë, i tha WEAR-TV se ajo shpërtheu në lot kur mori vesh se çfarë do të bënte ky i moshuar.

“Që dikush si ai, një i moshuar të vijë dhe të bëjë një gjest të shkëlqyeshëm. Kjo më preku në zemër”, tha ajo.

Në total, Esmond pagoi 4,600 dollarë për të ndihmuar 36 familje në komunitetin e tij prej 6.000 banorë.

- PUBLICITET -