1902/Kërkesat e Rusisë ndaj Portës së Lartë për ndëshkimin e Isa Boletinit

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Dhjetor 2019

 

“Le Matin” ka botuar, të shtunën e 8 nëntorit 1902, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me kërkesat e ambasadës ruse ndaj Portës së Lartë me qëllim ndëshkimin e Isa Boletinit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Kërkesat ruse

Kostandinopojë, 6 nëntor.

Ambasada ruse ripërsëriti kërkesat e saj ndaj Portës së Lartë, duke i kërkuar asaj ndëshkimin e liderit shqiptar Isa Boletini.

 

Ky i fundit, i cili ishte dërguar fillimisht në Selanik, u lejua më pas të kthehej në fshatin e tij Boletin, afër Mitrovicës.

 

Ambasada ruse kërkon gjithashtu që të merren masa të mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen personale të z. Stcherbin (Çerbin), konsullit rus, në Mitrovicë, i cili gjendet akoma në Kostandinopojë. (Reuter).

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...