Shkodrani i zhdukur prej 2005! Nëna: 3 muaj para më tha do largohem e do vij me 2-3 fëmijë! Dua të di a jeton

Pas informacioneve të rëndësishme që u përcollën pak ditë më parë në emisionin e “Pa Gjurmë” mbi historinë e Edi Lekvukajt, 39-vjeçari nga Velipoja e Shkodrës që humbi gjurmët nga Belgjika në vitin 2005, pista e kërkimeve zhvendoset në një tjetër qytet, atë të Lion-it në Francë.

Verifikimet e bëra për të riun pas dyshimeve se punonte në një lokal turk me emrin ’’La Pacha’’, në Metz ranë poshtë. Pasi një tjetër dëshmi e rëndësishme erdhi në emisionin Pa gjurmë, pasi sërish sollëm në fokus historinë e zhdukjes së shkodranit. Një dëshmitar nga Franca me emrin Artur, pretendon se është takuar me Edin në vitin 2015, duke çuar në një tjetër destinacion lëvizjen që mund të ketë bërë 39-vjeçari.

Në vitin 2015 në muajin shtator dhe jam takuar në një stacion autobusi në Lion. Kam folur dhe më ka strehuar 4 orë në shtëpinë e tij. Më ka dhën 50 franga dhe më ka përcjellë në Bordo. Mbiemrin nuk ia mësova. Më tha se quhej Edi, se kam jetuar në Belgjikë si azilant se nuk kishte mundur të bënte letrat. Se kishte jetuar edhe tek motrat në Itali. Ai më dërgoi në destinacion atje ku unë doja të shkoja. Ai ishte afro 40 vjeç. Më tha se ishte me origjinë nga Shkodra.

Ai më ndihmoi shumë, më foli shqip se më pa vetëm, ngaqë unë nuk dija as gjuhën. Jetonte vetëm në një shtëpi të vogël. Por bënte një jetë të mirë. Më ka thënë se në Itali kishte punuar në kafe dhe restorante dhe merrej me eksprese. Kishte një tatuazh dy gërma një A dhe një XH, në supin e majtë. Nga ora 12 deri në orën 6 që mora autobusin qëndrova në shtëpinë e tij. Sa pashë foton thashë direkt është ai. Ai më ofroi ndihmë dhe më futi në shtëpi. Ka shumë ngjashmëri me foton. Trup i palestruar. Ishte një djalë fantastik dhe i mrekullueshëm.

Vëllai i të humburit, Alban Lekvukaj, ka shkuar vetë në lokalin ku dyshohes se kishte punuar Edi, por ka hasur me dëshmi kontradiktore.
Shkova në lokalet atje. Pyeta djalin e pronarit të Hotel ’’La Pacha’’. I tregova foton por më tha nuk dijmë gjë. U tërhoq dhe më tha shko pyet tek shqiptarët. Shkova tëk shqiptarët, pyeta një person dhe më tha e kam parë por nuk mbaj mend kohën. Nuk ka shumë kohë më tha. Të tjerët ishin në dy mendje. Kur shkova personalisht ndryshuan fjalë, nga sa kanë thënë në televizor. Flitet që është parë-thotë i vëllai.

Gjatë transmetimit, në Pa gjurmë mbërrin një video nga Metz-i që kundërshton pistën se ai ndodhet në këtë qytet, pasi nëna Diellë Lekvukaj në Pa gjurmë konfirmon se nuk është djali i saj. Ajo bën apel për këdo që ka informacion duke kërkuar ndihmë e pikëlluar.
Kemi kontaktuar me personat që morën tek ’’Pa gjurmë’’ në telefon. Por askush nuk e ka njohur si fytyrë. I ka thënë hallës së vet që në shtetin belg zor se rri. Një gjë që më mban gjallë është se më ka thënë: O mam dua të largohem.

Dua të qëndroj pak kohë pa kontaktuar, vetëm kur të vij me dy tre fëmijë. Ma tha 3 muaj para zhdukjes. Ishte pak i mbyllur si tip. As mua nuk më shkoi mendja asnjëherë. Fejova vajzën e dytë. Kishte lënë lekë në komodinë për t’i bërë një kujtim motrës dhe dhëndrit. E kërkon vetëm familja. Një foto, ta di që është gjallë. Dal në plasmas për ta ndihmuar. Ishalla ka një familje, ka dhe shtëpi. Ishalla bëhet i gjallë. Është djali i parë që më dha emrin nënë. Ma kishte larguar Zoti, nuk mendoja se po largohej-përfundon apelin me lot në sy nëna e 39-vjeçarit

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...