Krishtlindje të bardha? Mësoni tani a do të bjerë dëborë më 25 dhjetor

292

Të gjithë e adhurojmë borën në periudhën e festave të fundvitit, por meteorologët thonë se shqiptarët do të kenë një 25 dhjetor me diell. Në prag të Krishtlindjes moti kthjellohet, por temperaturat pësojnë ulje.

“E marta sjell përmirësim të motit, duke bërë që edhe krishtlindjet do të jenë me mot të kthjellët, por do të kemi rënie të temperaturave, pasi në zonat malore do të jenë -3, -4 gradë mëngjesi dhe jo më shumë se 13/ 14 gradë mesdita”, thone metereologët.

Reshjet e shiut do të vijojnë deri të hënën dhe temperaturat do të jenë të larta.

Viti 2019 konsiderohet nga më të nxehtët, përfshirë edhe muajin Dhjetor gjatë së cilit janë shënuar vlera deri 20 gradë Celsius, aspak të zakonta për një stinë dimri. /tvklan