Pak muaj pasi ndërroi jetë i ati, Big Mama humb njeriun e dashur

Pak muaj më parë këngëtarja e njohur Big Mama kaloi një periudhë të vështirë familjare. Babai i saj ndërroi jetë dhe sigurisht që këngëtarja e përjetoi shumë keq këtë situatë.

 

Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo tregoi se kjo është gjëja më e vështirë që ka kaluar dhe falenderoi të gjithë për mbështetjen. Por pa kaluar shumë kohë nga kjo dhimbje e madhe, këngëtarja ka humbur edhe xhaxhain e saj.

 

Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instastory.

 

“U prefsh në paqe axha Is. Nuk prite dhe pak, nuk durove të rrish pa shokun e jetës. U zemërove pse nuk të përcjelli ai ty i pari. Po neve na lat shumë keq pa asnjërin. Zoti ju bashkoftë në xhenet dhe ju bëftë mirë atje. Do të na mungoni tërë jetën, kujtimet e bukura nuk do të shuhen asnjëherë.

 

Të kam dashtë shumë si babanë, por Zoti ju deshi me shumë dhe ju mori të dyve shumë shpejt. Nuk do t’iu harrojë kurrë. Gjithmonë do të ju kujtojmë me pozitivitetin, humorin, zemërgjerësinë që kishit”, ka shkruar këngëtarja mbi foton ku shfaqet me xhaxhain e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...