Mega-operacion blic kundër mafîas. Mbi 300 të arrêstuar, mes tyre zyrtarë, avokatë e politikanë

300

Policia italiane ka zhvilluar një mega operacion blic kundër mafias të quajtur “Ndrangheta”, ku janë vënë në pranga mbi 334 persona.

- PUBLICITET -

Mes të arrestuarve janë politikanë, avokatë, llogaritarë, zyrtarët të Shtetit, si edhe avokati dhe ish deputeti i Forza Italisë, Giancarlo Pittelli.

Mediet italiane raportojnë se Mega operacioni është në vazhdën e një hetimi që zgjati disa vite dhe që u zhvillua në disa rajone të Italisë si në Kalabri, Campagna, Emilia Romagna, Toscana, Lombardi, Veneto, Piemonte etj, ku ‘Ndragheta’ ka zonat e saj të influencës.

Në kuadër të operacionit, disa prej të arrestuarve u vunë në pranga në Gjermani dhe Zvicër. Në operacion morën pjesë më shumë se 2500 forca të karabinierisë.

Policia Italiane ka deklaruar se operacioni është ndër më të mëdhenjtë ë zhvilluar në territorin Italian por ndërkohë nuk ka dhënë detaje më të hollësishme veç faktit se operacioni kishte si qëllim identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të klanit mafioz ‘Ndragheta’.

- PUBLICITET -