“Krishtlindjet më 7 Janar”, propozimi i deputetit të opozitës parlamentare

Një tjetër propozim për shpalljen e një feste zyrtare është depozituar në Kuvend nga një deputet i opozitës parlamentare.

 

Deputeti Vasil Sterjovski ka kërkuar shpalljen e 7 janarit si ditën e Krishtlindjeve.

 

“Përmes këtij amendamenti, i propozoj Kuvendit shpalljen si festë zyrtare në Republikën e Shqipërisë së:

 

Datës 7 janar si dita e Krishtlindjeve sipas kalendarit Julian për pakicat kombëtare maqedonase, sërbe dhe malazeze të besimit ortodoks.”, shkruhet në projektligjin e depozituar në Kuvend në datë 16 dhjetor.

 

Projektligji mbështetet në ligjin për pakicat kombëtare, që ju jep të drejtë këtyre komuniteteve të kremtojnë festat e tyre.

 

Të krishterët ortodoks në Evropën lindore por edhe pjesë të tjera të botës e festojnë Krishtlindjen më 7 janar, bazuar në kalendarin Julian.

 

Vasil Sterjovski erdhi deputet në Kuvend si pjesë e opozitës së re, nga listat e LSI-së, dhe përfaqëson minoritetin maqedonas në Korçë.

 

Ky është propozimi i dytë në lidhje me shpalljen e festave të reja zyrtare që vjen nga deputetët e rinj që hynë në parlament pas lënies së mandateve nga PD dhe LSI. Disa javë më parë, deputeti Mysly Murrizi kërkoi që 21 janari të shpallet festë kombëtare në kujtim të 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjës. /Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...