Rikthehet gripi i syrit, kështu që bëni kujdes

Rikthehet gripi i syrit.

Pas epidemisë në muajt e verës dhe përhapjes masive të këtij infeksioni, mjekët okulistë ngrenë shqetësimin se edhe gjatë këtij muaji janë shfaqur shumë pacientë që kanë këtë sëmundje. Normalisht që çerdhet, kopshtet, por edhe institucionet e tjera ku punojnë shumë persona, kanë më shumë mundësi infektimi.

Gripi i syrit përhapet fare lehtë nga një person në tjetrin, ndaj mjekja u bën apel qytetarëve që të bëjnë kujdes, sidomos me higjienën personale.

Sipas saj duhet patjetër që pacientët që shfaqin këto probleme të drejtohen te mjekët okulistë për të marrë trajtimin e duhur, pasi në të kundërt rrezikojnë komplikacione të cilat u sjellin dëmtime të shikimin.

Klan Plus

TE TJERA

spot_img