Në 1 vjetorin e saj, Anjeza Shahini i organizon të bijës festën përrallore

Nga martesa me diplomatin anglez Paul Edward Conolly, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anjeza Shahini, solli në jetë një vajzë. Dyshja i vendosën vajzës emrin Viktoria, shkurt Tori, dhe lajmin për lindjen e saj, këngëtarja e bëri të ditur vetëm pas disa muajsh, konkretisht me datë 8 Mars, duke i bërë të gjithë të mendonin se ajo ishte dhe ditëlindja e saj.

 

Mirëpo Tori ka lindur në Dhjetor dhe së fundmi është bërë një vit që nga ardhja e saj në jetë dhe në këtë ditë të vecantë, Anjeza i ka organizuar të bijës një festë përrallore, me tollumbace, lule, dhurata e zbukurime të tjera nga më të ndryshmet. Të gjithë të ftuarit i kanë kënduar vogëlushes këngën ‘Shumë urime për ty’, madje në dy gjuhë.

 

Ajo ka publikuar një foto nga festa në profilin e saj të Instagramit, krahas së cilës së cilës ka treguar se ka qenë një shtatzëni e shkurtër por e mbushur plot me dashuri. “Shtatzani e shkurtër, por një vit i mbushur me dashuri. Sot festuam ditën e pagzimit të Torit, sëbashku me ditëlindjen e parë të saj që ishte dje. Ishte një ditë shumë e bukur, faleminderit të gjithë juve që na e bët edhe më të bukur me prezencen tuaj dhe që kënduat “Shumë urime për ty” në dy gjuhë bashkë me ne, ditëlindja e vërtetë e Torit”, ka shkruar këngëtarja

krahas fotos.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...