Fenomeni i largimit të mjekëve nga Shqipëria në Gjermani sa vjen e po bëhet edhe më i madh. E mesa duket përveç shumë faktorëve socialë, kirurgu Artan Koni ka zbuluar në Report Tv se sa është paga në Shqipëri e një kirurgu.
Përmes kësaj ai i ka dhënë një përgjigje shumë të saktë fenominit që po “sëmur” mjekësinë tonë.
Ai ka deklaruar një kirurg paguhet 500 deri në 600 euro, sipas së cilit nuk është e mjaftueshme për të bërë jetesën në Shqipëri.
Duke u ndalur tek dhënia e parave nga pacientët, kirurgu nuk e sheh një fenomen që vjen si pasojë e një page të ulët.
Kirurgu u shpreh:
Nuk funksionon meritokracia, nuk merren në punë në bazë të CV-së. Funksionon sistemi, Ministria thotë ato që kërkojnë punë të aplikojnë në sistem, por ka raste ku ka që aplikimi u anulua se nuk funksionon sistemi, u prish kompjuteri. Ky është arsyetimi që jep ministri shumë mjekëve, rrogat janë shumë të ulëta, kushtet e punës nuk janë të mira. Një kirurg merr 500-600 euro. Marrja e ryshfeteve nuk është nga paga e ulët, mendoj se është më tepër dëshira që kanë njerëzit për të shprehur falenderimet që kanë mjekët”