Meteorologu i njohur : Mos i’u vij çudi me temperaturat, ja sa do te shkojne ne gjysmen e dyte te Janarit

Profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj në një prononcim për Telegrafin tha se nga e premtja do të fillojnë reshjet e lehta të borës, ndërsa në gjysmën e dytë të janarit temperatura mund të janë deri në -20 gradë Celsius.

Tahirsylaj tha se gjendja aktuale e motit me mjegull është e zakonshme për këtë stinë.

Ai tha se mungesa e borës në këtë muaj është normale dhe këto janë fenomene që përsëriten vite pas viteve.

“Temperatura minimale gjatë kësaj jave do të luhatet nga minus 3 deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja nga 9 deri 13 gradë Celsius. Reshjet e borës do të fillojnë ditën e premte, por që do të jenë me intensitet të ulët”.

Ai tha se temperaturat në muajin janar mund të shkojnë deri në minus 20 gradë Celsius.

Profesori i meteorologjisë dha një pasqyrë të motit për vitet e mëparshme, ku temperaturat ishin deri -32.4 gradë Celsius.

“Në bazë të përllogaritjeve deri më tani, në në gjysmën e dytë të janarit temperaturat mund të shkojnë deri në minus 20 gradë Celsius, që është muaji më i ftohtë për 0.6 deri 0.7 gradë Celsius.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...