Televizioni publik i mbyll derën një politikani: Jo mikrofon fashisteve!

148

Prestigjozja gjermane ZDF mbyll deren e emisioneve “Talk Show” për shefin e AFD të landit gjerman Thuringen Björn Höcke. Kështu bëri të ditur sot kryeredaktori i ZDF, Peter Frey, i cili theksoi se media jo vetëm ka për detyrë të edukojë e informojë, por dhe të vendosë kufirin, kur tejkalohet kufiri i demokracisë.

“Kush vendos të votojë për kryetarin e AFD të Thüringen, ka vendosur me ndërgjegje të plotë të votojë regjimin ekstrem”. Kështu u shpreh kryeredaktori i ZDF në javoren “Die Zeit”.

I pyetur nese do e ftonte ZDF se paku njëherë politikanin në një talk shoë, kryeredaktori tha prerë, “Jo”.Frey theksoi se media nuk ka rolin që të edukojë politikanët, por duhet të tregojë e ruajë kufijtë e Demokracisë”.I pyetur se mos media gjermane po anon nga të gjelbrit apo te majtët, Frey siguroi se “ZDF ruan pozicion të paanshëm, por nuk i bën kurrë jehonë qëndrimeve të thella konservatore. “Teleshikuesit nuk i deshirojnë dhe as ne. Për fat të mire koha e Republikës se Vjetër ka ikur dhe askush në politikë nuk mund ta rizgjoje më atë”, tha Frey.

Gjithë historia nisi në muajin shtator kur ZDF u detyrua të mbyllte para kohe një intervistë, direkte me politikanin. Höcke kishte ndërprerë bisedën disa herë me spikerin, pasi konsideroi pyetjet e papërshtatshme. ZDF më pas shpjegoi se Höcke dëshironte intervistë nga fillimi me pyetje të tjera, gjë që nuk u pranua nga ZDF. Höcke i përket ekstremist të AfD.Çështja përfundoi në Gjykatë, ku të drejtën e fitoi media që pa frikë mund ta cilësojë politikanin tashmë si “Fashist”