Të sëmurë dhe të braktisur, Bashkia asnjë ndihmë për të moshuarit

Një çift të moshuarish nga fshati Zhejë në Kurbin jetojnë brenda banesës së dëmtuar nga tërmeti. Ata thonë se kanë shkuar disa herë në Bashki, por nuk u është ofruar ndihmë për strehim.

Çifti i të moshuarve Pjetër dhe Dava Rrika nga fshati Zhejë jetojnë të vetëm mes sëmundjeve dhe mureve të çara në banesën që ju dëmtoi tërmeti. Ata kanë kërkuar ndihmë në Bashkinë e Kurbinit disa herë.

Deri më tani askush nuk ju ka çuar qoftë dhe një çadër. Përgjatë gjithë ditës qëndrojnë me frikë mes mureve të çarë dhe të plasaritur. Ndërsa natën shkojnë tek të afërmit, por sipas tyre kjo nuk është zgjidhje.

“Kemi frikë, nuk mund të qëndrojmë natën sepse ka tronditje”, shprehen ata.

Dy të moshuarit kanë kërkuar dhe ndihmë në bashki po askush nuk ju është përgjigjur.

“Nuk kanë ardhur të na shohin, deri më tani nuk kanë sjellë asgjë”, tregojnë të moshuarit.

Nga meraku për këta të moshuar dy nipërit e tyre edhe pse jetojnë disa kilometra larg i vizitojnë shpesh këto ditë që kanë më shumë nevojë.

“Institucionet duhet të vijnë ti shohin të paktën, të sjellin një çadër”, shprehet nipi.

Si këta të moshuar në zonat e prekura nga tërmeti ka me dhjetëra që kërkojnë që shteti t’i ndihmojë pasi po qëndrojnë ende në banesa të rrezikshme./abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...