HYRJELAJMEKURIOZITETENgjarje e mistershme/ 300 zogj të ngordhur bien nga qielli, ja çfarë...

Ngjarje e mistershme/ 300 zogj të ngordhur bien nga qielli, ja çfarë tregojnë banorët…

300 zogj bien misteriozisht nga qielli, duke u shpërndarë në një rrugë në Uellsin e Veriut.

Masivat e zogjve të ngordhur u zbuluan në Anglesey nga Hannah Stevens, e cila kishte parë grumbullin të fluturonte disa herë në qiell atë ditë.

Stivens tha që fillimisht i kishte parë ata duke fluturuar sipër, para se të binin në tokë dhe duke u ulur në përpjekje për të ngrënë diçka në rrugë.

Vetëm një orë më vonë, ajo u kthye përsëri në rrugë ku edhe ka gjetur të ngordhur të gjithë grumbullin me zogj.

Pasi i tregoi partnerit të saj, Dafydd Edvard, ky i fundit vendosi të shkojë të shikojë vetë nga afër dhe filmoi zogjtë e ngordhur në atë që mund të përshkruhet si një skenë e mirëfilltë krimi.

Ende nuk dihet pse ka ndodhur një fenomen i tillë por një nga arsyet mund të jetë mungesa e ushqimit që zogjtë hasin në periudhën e dimrit dhe madje edhe i ftohti.

TE TJERA

spot_img