“Fali Zot se s’dinë çfarë bëjnë”, Aurela reagon pas sherrit të bujshëm me Albërien, ulen gjâkrat mes këngëtareve

Aurela Gaçe dhe Albërie Hadërgjonaj mesa duket kanë ulur gjâkrat dhe kanë bërë paqe. Pas sherrit që bëri bujë në portale mes dy këngëtareve, Aurela ka qenë ajo që ka bërë reagimin e parë.

Këngëtarja ka treguar mbështetjen ndaj koleges së saj duke i shpërndarë këngën me të cilën Albëria do të konkurojë në Festivalin e RTSh-së. “Tjetër ndjesi,”- shkruan Aurela krahas fotos duke lënë të nënkuptohet se i pëlqen ajo këngë.

Dy këngëtaret u përfshinë në një mori lajmëesh disa muaj më parë, pas deklaratës së Hadërgjonajt, e cila u shpreh se nëse Aurela Gaçe apo Flori Mumajesi marrin pjesë në një festival, fitorja duhet harruar pasi ata janë të pamposhtuar.

“Unë nuk kam shkuar më në Kënga Magjike sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarë me vete që këndojnë tek lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton. Flori Mumajesi ka konkurrentë 5-6 këngëtarë që i kompozon këngët dhe fiton, normal si do fitoj unë? Është mes miqsh,”– tha Albëria.

Nga ana e Flori nuk pati asnjë reagim, por Gaçe s’e la me aq. Në një postim në Insatstory, Aurela publikoi një reagim, që në atë kohë u mor si përgjigje për Hadërgjonajn.

“A duhet kthyer përgjigje në raste kur flet goja para mendjes? Them se duhet hapur rrugë në këto raste. Fali Zot se s’dinë seç bëjnë Amen! Unë kthej përgjigje vetëm kur je i-e ligë. Me të paedukatët sillem njësoj, se plumbi del me plumb…të ligut i tregoj vendin…për ata që s’mbushin mirë, thjesht ndjej keqardhje! Janë në lutjet e mia,”– shkruante Aurela.

Nuk vonoi dhe erdhi edhe përgjigjia e vetë Hadërgjonajt, e cila sqaroi se e gjitha kishte qenë një keqkuptim.

“Më vjen shumë keq që u keqkuptua mënyra se si uën thashë se Aurela dhe Flori kur marrin pjesë te Kënga Magjike, kanë kolegët këngëtar dhe probabiliteti për të fituar është më i madh për ta. Kjo nuk do të thotë që unë nuk i vlerësoj. Thjesht nuk më ka pëlqyer mënyra se si votohet, kaq! Aurela është artiste”- shkruante më tej Hadërgjonaj.

Por me reagimet e fundit, kuptojmë që dy koleget i kanë lënë pas këto deklarata.

(f.m/dosja.al)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...