Elvis Naçi takon profesoreshën Luljeta Bozo: Thumanën do e ndërtojmë me ekspertët më të mirë!

Elvis Naçi është takuar me profesoreshën e inxhinerisë së ndërtimit zonjën Luljeta Bozo.

Qëllimin e takimit e zbulon Naçi në rrjetet sociale, ku shkruan se kjo është një fazë e re për Thumanën e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Elvis Naçi thotë se po evidentohen dëmet shtëpi me shtëpi me eksperten më të mirë të vendit.

Postimi i Elvis Naçit:

Me Profesoreshen dhe Inxhinjeren Luljeta Bozo, hymë ne një fazë të re për Thumanen. Evindentimi shtëpi më shtëpi te te gjitha dëmeve të shkaktuara nga termeti. Bëmë një beselidhje me banoret, që do të perfitojnë vetëm ata që janë nevojtarë, ku shtëpia e tyre nuk mund të riparohet.

Sepse paratë e donatorëve janë të shenjta për ne, ky proces ashtu si edhe mbledhja e donacioneve do të jetë transparent, i bërë nga ekspertët më të mirë qe ka Shqiperia me ne krye Luljeta Bozo. Sepse ne duam te jemi profesioniste ne kete nisëm të madhe. Organizimi perfekt dhe serioziteti yne do te përligj besimin tuaj. Zoti e bekofte Shqiptarinë dhe kete nisëm të përbashket tonen me te gjithe Shqiptarët ne te gjithë boten.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...