Kryeministri Edi Rama ka vizituar mbrëmjen e sotme familjen e efektivit Rifat Aga, të cilit iu prish banesa pas tërmetit të 21 shtatorit.
I shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Rama dha çelësat për familjen Aga të cilët u futën në banesën e re, në Kodër Vishnje.
Gjatë bisedës me familjarët, Rama nuk i ka kursyer kritikat për vajzat e efektivit, të cilave u ka theksuar se duhet të merrnin vetëm nota dhjeta, në mënyrë që ta meritonin shtëpinë ku ishin. Kritikat për Veliaj ishin prezente edhe mbrëmjen e sotme, për rregullimin e një kanali.