Ç’thotë HOROSKOPI për shenjën tuaj, pak ditë para festave?

Jemi në prag festash dhe të gjithë e ndjejmë atomsferën e ngrohtë që ato sjellin. Megjithatë, s’ka ardhur ende koha për pushim, kështu që kjo javë do të jetë e mbushur me punë dhe angazhime. Por ç’thotë horoskopi i kësaj jave për secilën shenjë?

Dashi

Nuk duhet t’i nënvlerësoni talentet që keni, sepse njerëzit e duhur kanë nisur ta vënë re punën e mirë që bëni. Për ata që do të marrin përsipër rreziqe në karrierë, universi do të jetë në anën e tyre, por duhet të sigurohen që nuk po lënë jashtë vëmendjes detaje të vogla e të rëndësishme.

Demi

Jeni duke i hyrë një aventure. Mos kini frikë nga e panjohura, lëreni t’ju udhëheqë. Shijoni momentin dhe do të befasoheni se sa të thjeshta do të bëhen gjërat. Kjo javë mund të ketë ndryshime në karrierë e mund të nisin rrugë të reja. Mos merrni vendime të nxituara.

Binjakët

Kjo javë nuk është e lehtë për binjakët, të cilët do të përballen me vendime të vështira. Sigurisht, ju pret një e ardhme e shkëlqyer, por s’mund të merrni gjëra nga e shkuara në këtë udhëtim, sado besnikëri të ndieni ndaj tyre. Duhet të keni më shumë besnikëri ndaj rritjes personale.

Gaforrja

Gaforrja është shenja e tretë për të cilën kjo javë nuk do të jetë më e mira. Personat e kësaj shenje do t’ia hapin zemrën dashurisë dhe si rrjedhojë do të bëhen të cenueshëm e të brishtë, gjë që nuk mund të përfundojë gjithnjë me rezultate pozitive. Mund të ndiheni të tradhtuar, sikur janë shkelur premtime, por mos harroni që në fund të fundit keni veten tuaj dhe keni forcën për t’u përballur me çdo gjë.

Luani

Përqendrohuni te synimet tuaja sepse s’ka asgjë që s’mund ta arrini. Bëni një plan dhe ndiqini hapat me kujdes, por mos prisni ta arrini çdo gjë brenda një dite. Kini durim dhe mos ëndërroni shumë gjatë ditës, pasi po humbët në botën e fantazive, do ta keni më të vështirë të ktheheni me këmbë në tokë.

Virgjëresha

Përqafoni fëmijën brenda jush dhe besojini krijimtarisë. Njerëzve që ju kritikojnë u thoni të shohin punën e tyre. Puna mund të jetë më e vështirë pët t’u bërë këtë javë, por kujtoni se sa krijues keni qenë që në fëmijëri dhe përdorini mënyrat e dikurshme.

Peshorja

Yjet nuk janë renditur mirë as për ata të shenjës së peshores, të cilët mund të ndihen sikur duan të anulojnë plane për takime me të tjerë, e të qëndrojnë larg botës, duke riorganizuar pjesën e brendshme personale. Kjo është një mundësi e mirë për të bërë ndryshime në mobilimin e shtëpisë dhe për t’u lidhur me familjen.

Akrepi

Jeni plot energji dhe merrni përsipër shumë gjëra njëherësh, të gatshëm për të shprehur ide të reja. Shfrytëzojeni këtë pasion dhe mos lejoni që kjo energji të shkojë kot. Kujdes me financat këtë javë dhe mos shpenzoni për gjëra që nuk keni siguri.

Shigjetari

Kjo javë është premtuese për shigjetarin, të cilëve po u përfundon rrotullimi rreth diellit. Personat e shenjës së shigjetarit i kanë kaluar javët e fundit duke provuar gjëra të reja e duke mësuar nga aventurat dhe rezultatet e këtyre mësimeve do të japin fryte këtë javë.

Bricjapi

Bricjapi do të jetë i mbushur me vetëbesim dhe fuqi shpirtërore, pasi kozmosi do t’i nxjerrë nga gjumi i thellë dhe do t’i fusë në një botë të bukur, në të cilën personat e kësaj shenje janë gati të lënë gjurmët e tyre. Koha e duhur për të dhuruar rrobat e vjetra e për t’i dhënë vetes pamjen e personalitetit të ri që po merrni.

Ujori

Do të mbusheni me vëmendje në fushën e dashurisë, me flirte dhe mesazhe që do t’ju bejnë të ndiheni më të dëshiruar se kurrë. Këtë javë do të rrezatoni dashuri, romancë dhe joshje. Të gjithë duan të jenë miq me ju, ndaj lejoni të mbusheni me dashuri për veten dhe shijojeni këtë vëmendje.

Peshqit

Filloni të bëni njohje të reja. Frymëzohuni nga të tjerët dhe hidhni hapa përpara. Lejojeni veten të bashkëpunoni dhe mos refuzoni ndihmën që ju ofrohet. Puna mund të duket e vështirë dhe e ngatërruar këtë javë, por lërini vendimet e mëdha për më vonë, pasi mund të mos jeni duke i parë faktet me kthjelltësi për momentin./Burimi: Top Channel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...