I ftuar në “Klanifornia”, Young Zerka u tregua më i sinqertë se kurrë. Madje, aq i sinqertë saqë na gjeti pa përgatitur. Sonte, Zerka e kishte ndarë mendjen të fliste hapur për lidhjen e tij me Ronelën, një lidhje që të dy e kanë mohuar për vite me radhë.
Ndonëse të gjithë e dinin, ai dhe Ronela nuk u përgjigjeshin kurrë pyetjeve që kishin të bënin me lidhjen e tyre, duke u shprehur gjithmonë se janë thjesht miq.
Pyetja e parë e drejtuar nga Marina ishte se pse e mbajnë të fshehtë lidhjen. Përgjigjja e Zerkës ishte e shkurtër, por e qartë. Ai tregoi se nuk dëshirojnë të njihen si Zerka dhe Ronela çift, por të njihen për muzikën e tyre.
Defekti më i madh te Ronela?
Sipas tij, Ronela nuk ka defekte.
Por për kë bëhet xheloze Ronela?
Ajo nuk është se bëhet xheloze për shumë vajza, ama pak për Rihanna-n, të cilën Zerka e ka fiksim dhe këtë e kemi kuptuar nga kënga “Like Rihanna”.
Dhe për të gjithë ju që keni dëshiruar gjithmonë të dini se sa kohë ka çifti i lidhur, Zerka ka zbuluar se ka 5 vite e gjysmë i lidhur me Ronelën.
Shumë informacion brenda pak kohe, e dimë!