Situata pas tërmetit, raporti i bërë në terren ngre alarmin

Një raport i World Vision, rreth tre javë pas tërmetit, thekson se kushtet e strehimit në Durrës, Kamëz, Lezhë dhe Kurbin janë një nevojë kritike që po shoqërohen edhe me problematika të tjera. Kjo organizatë vë në pah faktin se popullata e prekur në zonat rurale të largëta nuk ka marrë informacion ose mbështetje të mjaftueshme për përgjigjen ndaj tërmetit.

 

Situata paraqitet shqetësuese sidomos në Kurbin për shkak të mungesës së strehimit, numrit të lartë të personave të sëmurë si dhe varfëria. Një numër i madh njerëzish që jetojnë në tenda nuk arrijnë të ngrohen minimalisht, duke konsideruar edhe temperaturat e ulëta në këto ditë dhjetori.

 

Më tej, vijon raporti, problemi i dytë më i rëndësishëm është niveli i lartë i simptomave psikologjike, si frika, ankthi, privimi i gjumit dhe humbja e oreksit. Fëmijët janë më të prekurit nga këto simptoma, duke figuruar në 74% të rasteve të vrojtuara.

 

World Vision sugjeron që tu sigurohet sa më parë mbështetje psiko-sociale fëmijëve, prindërve, udhëheqësve të komunitetit dhe mësuesve të tyre për të nxitur një mjedis elastik përreth të vegjëlve.

 

Sipas raportit, simptomat e shqetësimit dhe traumës janë më të përhapura në nivelet 85.2% në popullatën që jeton në shtëpitë e tyre dhe 88.4% tek personat që jetojnë në tenda dhe 61.1% tek ata që jetojnë në hotele.

 

Vërehet gjithashtu se përhapja e sëmundjeve si ethe, kollë, grip, dhimbje koke apo infeksione po bëhet gjithnjë e më problematike dhe si rrjedhojë nevojitet ndihmë e menjëhershme për komunitetet e prekura.

Luçiano Boçi: Takuam qytetarët e Shkodrës të cilët i dhanë mbështetje PD-së dhe kandidatëve të saj

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, drejtuesi politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, së bashku me kandidatët për deputetë...

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me hyrjet dhe daljet në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet aktualisht kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...