Ndahet nga jeta legjenda e kinematografisë franceze

Aktorja francezo-daneze, Anna Karina, protagonistja e “Bande a Part” dhe “Pierrot le Fou,” bashkëpunëtorja e regjisorit të Nouvelle Vague Jean-Luc Godard, vdiq nga kanceri në moshën 79-vjeçare.

 

Karina, që ishte epitoma e trendeve të viteve ’60 me sytë e mëdhenj blu dhe tiparet si elf, luajti në shtatë filma me regji të ish bashkëshortit të saj Godard, përfshirë “Alphaville.”

 

“Anna vdiq dje nga kanceri në një spital në Paris nën kujdesin e mjekëve,” tha agjenti i saj, Laurent Balandras për AFP. Pranë, në momentet e fundit, iu gjend bashkëshorti i saj i katërt, regjisori amerikan Dennis Berry.

 

“Sot, kinematografia franceze mbeti jetime. Humbi një nga legjendat më të mëdha,” tha ministri i kulturës Franck Riester.

 

Karina ishte adoleshente kur mori e vetme rrugën nga Danimarka drejt Francës me synimin për t’u bërë aktore. Ajo punoi për disa vite si modele para se t’i binte në sy Godard-it teksa ecte në Champs-Elysees. Godard i ofroi një skenë nudo në “Breathless,” filmin e tij të parë, por Anna refuzoi.

 

Ata ishin bashkë kur aktorja, në moshën 21-vjeçare, fitoi çmimin e aktores më të mirë në Festivalin e Filmit në Berlin për “A Woman is a Woman” (1961). Ata u divorcuan në vitin 1965. “E donim shumë njëri-tjetrin,” tha Karina për AFP në një intervistë në mars të 2018-s. “Por ishte e vështirë të jetoje me të,” shtoi ajo.

 

“Ishte lloji i njeriut që të thoshte, ‘Po dal të blej cigare’ dhe kthehej tre javë më vonë.”

 

Ajo u angazhua dhe si regjisore për filmin “Vivre Ensemble,” një romancë mes një mësuesi historie dhe një gruaje të re që përfundon me dhunë dhe drogë.

 

Karina pati sukses edhe si këngëtare, në bashkëpunimin me Serge Gainsbourg.

 

Burimi: The Guardian

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...