Me një foto nga dasma, Ledri Vula i bën urimin epik MC Kreshës dhe me sa duket ia paska qejfi të martohet!

255

Ledri Vula ishte i ftuar sonte në dasmën e mikut të tij MC Kresha. Reperi i njohur ka publikuar një foto nga dasma, me dhëndrin përkrahë dhe nuk ka munguar as urimi epik për këtë ditë të veçantë.

 

Në fakt urimi i tij i kushtohet më tepër vetes, pasi shprehet se është i fundit që ka mbetur ndër shokët pa u martuar.

 

Ledri madje i thotë Kreshës që ta tërheqë këmbën zvarrë pasi me siguri e ka menduar martesën me partneren e tij Sara Hoxha. Reperi ka publikuar edhe disa momente të veçanta nga dasma e mikut të tij.