Megjithëse ishte menduar të ishte një dasmë tërësisht private, as reperi i njohur nuk ia doli të ruante gjithçka në privatësi të plotë.
Mc Kresha ka kurorëzuar sonte dashurinë me partneren e tij Erzina Shehu, në prani të të afërmve, miqve të ngushtë, kolegëve etj.
Në ceremoninë private ishte i ftuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka bërë edhe kurorëzimin e çiftit.
Miq të reperit, personazhe të njohur të showbiz-it, kanë publikuar pamje të shumta të çiftit dhe atmosferës nga dasma në profilet e tyre sociale.