Besa Kokëdhima hodhi “Thumb On” në gjyq, reagojnë Fatma dhe Aulona

Moderatoret e emisionit “Thumb On” në RTV Ora, Fatma dhe Aulona kanë reaguar pas padisë që i bëri këngëtarja Besa Kokëdhima.

 

Në nisje të emisionit të sotëm, moderatoret u shprehën të zhgënjyera se si mund të censurohet fjala e lirë dhe nuk është aspak në etikën e tyre personale dhe profesionale të denigrojmë artistët. Fatma dhe Aulona thanë se nga media të tjera ka artikuj më denigrues madje edhe për jetën personale të Besës.

 

“Në kurrë, asnjëherë nuk e kemi pasur për qëllim dhe besoj se nuk do e kemi ndonjëherë sepse nuk është në etikën tonë personale dhe profesionale të denigrojmë artistët e tjerë”, u shpreh Fatma.

 

Agjentit 00Thumb në “Thumb On” në RTV Ora, javën e kaluar tregoi se arsyeja e vërtetë e largimit të Besa Kokdhimës është se kënga e saj ishte jo 100% origjinale, muzika ishte inspriruar nga “Dangreous” – Davit Guetta, dhe teksti nga Sia – Unstoppable, por e përshtatur mirë në shqip.

 

Fatma Haxhialiu: Jemi në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020 dhe më vjen keq që fjala e lirë të çensurohet, mua më duket absurde dhe kur e ndjen në kurizin tënd qenka pak e rëndë. Ajo që më ka lënë shije të hidhur nga kjo histori është fakti që ne gjithmonë jemi munduar që të mbrojmë integritetin e artistit dhe asnjëherë nuk ka qenë qëllimi ynë denigrimi personal i një artisti qoftë Besa apo të tjerë që janë vërdallë, për më tepër për një gjë kaq të parëndësishme për fjalën inspirim, të hiqen të gjitha artikujt nga portalet. Artikujt që dolën nga emisioni “ThumbOn” , të bllokohet kanali YouTube i RTV Orës, kjo është e paparanueshme.

 

Aulona Musta: Fjala që u përdor në emisionin e kaluar ishtë frymëzim, Besa frymëzohet nga David Guetta. Në vitin 2011 për Besën në disa artikujt është thënë se se ka kopjuar Pink, ka vjedhur këngën e saj. Bëhet fjalë për një këngë në “Këngën Magjike” ku Besa mori çmimin e dytë a të tretë dhe për mendimin tim është e rëndë të përmendësh fjalën kopje dhe vjedhje sepse është akuzë, frymëzimi nuk është akuzë.

 

Fatma Haxhialiu: Për fat të keq ka artikuj më denigrues madje edhe për jetën personale të Besës. Artikuj që flasin për problemin e saj me alkoolin, për sjellje agresive apo për marrëdhënien e vështirë që ajo ka me babain e saj. Në kurrë, asnjëherë nuk e kemi pasur për qëllim dhe besoj se nuk do e kemi ndonjëherë sepse nuk është në etikën tonë personale dhe profesionale të denigrojmë artistët e tjerë.

 

Aulona Musta: Ajo pjesë e emisionit ku është edhe lajmi është specifikuar që në fillim, që kur ka nisur në puntatën e parë që është një vend ku lajmet thuhen të pa konfirmuara nga personazhet. Janë lajme që dëgjojmë të gjithë ne nga ambjente të medias dhe televizioneve , shpesh janë vetë lajme që dalin nga goja e të afërmëve apo miqëve apo familajrëve të personazheve. Besa le të na hidhte në gjyq, nuk është fare problem, por nuk më pëlqen të ketë çensurë, që të bllokohet fjala e lirë, jo vetëm si media por edhe si individ nnë 2020.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...